sexta-feira, 28 de setembro de 2007

Jezu Krishti - Albânia


Për shkak të dashurisë së Perëndisë për Krijimin e tij, Jezu Krishti vdiq për mëkatet tona!
(Perëndia është shpëtimtari)

Jezusi erdhi që të shpjegojë të vërtetën mbi Perëndinë dhe të paguajë çmimin për rebelimin e njeriut.

Gjoni 1:18 "Askush s'e pa Perëndinë kurrë; i Bir, që është në gjirin e t'Et, është ai që e ka bërë të njohur"

2 Korintasve 5:21 thotë, "Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të". Me fjalë të tjera, Jezusi vdiq për mëkatet tona, në mënyrë që ne të mos paguanim për gjykimin tonë nga drejtësia e vërtetë - vdekjen e përjetshme.

Jezusi vdiq për mëkatet tona dhe u ringjall fitimtar nga vdekja.

1 Korintasve 15:22: "Sepse, ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallën në Krishtin" dhe vazhdon me tutje, (vargjet 54-57) "Edhe ky trup që prishet, kur të veshë mosprishjen, edhe ky i vdekshëm kur të veshë pavdekësinë, atëherë do të realizohet fjala që është shkruar: ''Vdekja u përpi në fitore''. O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote? Edhe gjëmba e vdekjes është mëkati; dhe fuqia e mëkatit është ligji. Por ta falënderojmë Perëndinë që na jep fitoren me anë të Zotit tonë Jezu Krisht".

Jezu Krishti është e vetmja rrugë që të na falen mëkatet dhe të kemi nje marrëdhënie të përjetshme me Perëndinë."Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne" (Romakëve 5:8).

Jezusi tha "Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje" (Gjoni 14:6).

Nenhum comentário: